Sport

Arjola Trimi, shqiptarja merr medalje ari në lojërat e Tokios  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:40 - 29/08/21 |
Opi Nion

Edhe pse garon në ngjyrat e Italisë, ajo është shqiptare. Arjola Trimi është fituese e një medaljeje ari në not gjatë garave Paralimpike, Tokyo 2020.

Arjola Trimi kaloi britaniken Challis dhe rusen Shishova, duke I dhënë Italisë mdelajen e shtatë të artë.

E lindur në Shqipëri në vitin 1987, Arjola Trimi merr medaljen e saj të dytë, ndërkohë që vuan nga kuadripareza degjenerative spastike, një paralizë e pjesshme e gjymtyrëve.

Për mikrofonat e Rai Sport, Arjola foli për emocionet e saj, duke u përpjekur të shpjegojë ndjenjën e jashtëzakonshme në not dhe me ujin që për të është sinonim i lirisë: “Unë jam një tigër, nuk e prisja në një kohë kaq të shkurtër. Jam vërtet e lumtur. Mendoj se uji më ka dhënë diçka magjike, ka diçka që më shtyn, është liri absolute, më ndihmon të jap më të mirën në momentet më të vështira. Falë familjes sime, nëse nuk do të ishin ata nuk do të isha kjo që jam. Falë burrit tim që më ka shoqëruar gjithmonë në këto lojëra, ne ndamë gjithçka. Më duhej ta bëja elasticitetin pikën time të fortë”./Opinion.

 

Pas