Aktualitet

Shpejtësi deri në 183 km/h, policia angazhon forcat “Shqiponja”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:43 - 29/08/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit informon për një fluks të lartë automjetesh në rrugët nacionale në kthim nga zonat bregdetare, ndërsa bën me dije se ka shtuar kontrollet duke angazhuar edhe forcat “Shqiponja”.

“Fluks i lartë i automjeteve në akset rrugore nacionale në kthim nga  zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës.  Policia e Shtetit ka shtuar shërbimet policore në të gjitha rrugët interurbane dhe urbane, duke angazhuar krahas shërbimeve të Policisë Rrugore edhe patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”, njofton policia.

Raportohet se janë penalizuar disa drejtues mjetesh për qarkullim me shpejtësi të lartë apo drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi . Janë pezulluar 60 Leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin deri në 183 km/h në Baypassin e Fierit, 161 në rrugën interurbane Tiranë –Elbasan  në Bërzhitë dhe shpejtësi nga 135 deri në 149 në shumë akse të tjera të vendit  dhe 20 Leje drejtimi,për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1606 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas