Një shpërthim është raportuar paraditen e sotme në një karburant në Shkozet të Durrësit.
Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer një bombol, ndërsa të lënduar kanë mbetur punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ekipet zjarrfikëse për të vënë nën kontroll situatën.
“Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.
Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al