Aktualitet

Berisha: Rama, njeri me kulturë mizerabël, edhe Veliaj armik i fjalës së lirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 23/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike Sali Berisha,  ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për situatën e lirisë së medias në vend.

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se Edi Rama i lejon vetes të përdorë fyerje, sharje, kërcënime ndaj gazetarëve, ndërsa theksoi se po kaq armik i fjalës së lirë është dhe Erion Veliaj.

“Edi Rama dhe mjerisht peng Basha emëruan kryetar dhe zv/kryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend se ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur ose gjysmë të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka patur këtë shkallë ekstreme politizimi. Nuk ja vlen t’i kushtosh as dhe 1 minutë më shumë institucionit të AMA. Por do ndalem këtu në gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri.

Narkoshteti është në vetvete shteti shtypës i lirive, të drejtave të individid në seri por edhe lirisë së mediave në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske të qeveritarëve ndaj gazetarëve. Dy janë armiqtë e fjalës së lirë në Shqipëri. Njëri quhet Edi Rama i cili përveç sjelljes të dhunshme verbale, përveç fyerjeve, ndëshkimeve absurde ndaj gazetarëve për shkak të pyetjeve që i bëjnë, ai krijoi dhe agjencinë e disinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike. Edi Rama i lejon vetes të përdorë fyerje, sharje, kërcënime ndaj gazetarëve për të cilat do ta kishin lakmi edhe etërit e tij ish-xhelatë të fjalës së lirë. Me fjalorin e tij ai është bërë i famshëm dhe në Europë. Njeri me një kulturë mizerabël, e gjithë pasuria e tij bazohet në filmat e kinostudios Shqipëria e Re dhe në librin e mashtrimeve të nastradinit për të cilat e tejkalon.

Po kaq armik i fjalës së lirë është dhe Erion Veliaj. Veliaj përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit, të qëndrimit ndaj fjalës së lirë, ndaj gazetarëve, ndaj pronarëve të mediave. A mund të imagjinoni ju që të dy këta zotërinj vijnë nga Shoqëria e Hapur e George Soros. Këta janë fabrikantë të Shoqërisë së Hapur, e cila për definicion duhet të jetë e kundërta”, deklaroi Sali Berisha.

Pas