Aktualitet

Kuvend/ I jepet fjala Spiropalit. Felaj-Palokës: Pse ulërin nga vendi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 23/05/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me replika dhe debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ajo që ka debatuar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka dhënë fjalën për procedurë Spiropalit, Berisha nuk ka ikur nga Foltorja. Në këtë moment ka reaguar deputeti i PD-së Edi Paloka. Ndërsa Felaj i ka kërkuar Berishës të mos flasë.

Edi Paloka: Për proçedurë është kjo, ia hoqe fjalën atij dhe ia dhe kësaj, po përse procedurë është kjo.

Felaj: Çfarë ke që ulërin nga vendi, pse ulërin.

Mes Berishës dhe Spiropalit ka patur debate të ashpra pas akuzave të Berishës ndaj kryeministrit Edi Rama për lirinë e medias në vend. Më pas Berisha e ka akuzuar për korrupsion ministren.

“Salarjoni ia jep tenderat Enklit, Enkli është i vëllai. Ka paturpësi, vjedhje më të hapur se sa tenderi publik i jepet kunatit, vëllait të gruas. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral për të pasur mandatin e deputetit dhe çdo dhembshuri për qytetarët që i vjedhin dhe i plaçkitin dhe kjo është e tëra pse mediat janë në këtë gjendje”-tha Berisha.

Pas