Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në Krujë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 28/08/22 |
Opi Nion

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në çatinë e një banese në lagjen “Borati” në Krujë.

Policia bën me dije se nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Pas