Bota

Shpërthen në flakë “Moskva”, anija kryesore e flotës ruse  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 14/04/22 |
Opi Nion

Sipas një deklarate nga ministria ruse e Mbrojtjes, rezervat e municioneve në bordin e një anijeje ruse, e cila u sulmua nga trupat ukrainase në fillim të luftës, kanë shpërthyer.

Një zjarr shkaktoi shpërthimin në Moskva, thuhet në deklaratën e mediave ruse, duke shtuar se të gjithë marinarët ishin evakuuar më parë.

Në deklaratë thuhet: “Municioni i Moskva ka shpërthyer si pasojë e një zjarri në anijen luftarake. Anija është dëmtuar rëndë. I gjithë ekuipazhi është evakuuar. Shkaku i zjarrit po hetohet.”

Në deklaratë nuk specifikohet shkaku i zjarrit.

Por më herët të mërkurën, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi u godit nga raketa ukrainase, sipas guvernatorit të Odesës. Ukraina tha se anija 186 metra e gjatë u godit nga raketat e tyre Neptun.

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia po përpiqej të shpëtonte rreth 510 anëtarë të ekuipazhit në bord.

“Është konfirmuar se luftanija Moskva sot shkoi pikërisht aty ku u dërgua nga rojet tona kufitare në ishullin e gjarpërinjve! Guvernatori rajonal i Odesa, Maksym Marchenko”,-shkroi në postimin e tij në Telegram.

Më herët gjatë luftës, ukrainasit e vendosur në ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi kundërshtuan urdhrin e anijes për t’u dorëzuar, duke i thënë Moskës “të shkojë në ferr”.

Çfarë dihet për anijen?

Luftanija Moskva u ndërtua në fillim të viteve 1980 në atë që atëherë ishte BRSS.

Ishte anija kryesore e flotës sovjetike të klasit Projekti 1164 Atlant. Fillimisht u quajt Slava, por më vonë u quajt Moskva (Moskë).

Armatimi kryesor i anijes luftarake janë raketat anti-anije P-1000 Vulkan.

Luftanija, e cila u bë flamuri i Flotës së Detit të Zi në 2000, luajti një rol kyç gjatë fushatës ushtarake të Rusisë në Siri, e cila filloi në 2015./Opinion.al

Pas