Aktualitet

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 14/04/22 |
Opi Nion

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  dhe ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj.

KPK e kishte konsideruar gjyqtarin si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Por në vendimin e sotëm të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Fatri Islamaj u konsiderua i përshtatshëm që të vazhdojë detyrën në sistemin e drejtësisë.

KPA rrëzoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke argumentuar se në të 3 shtyllat e Vettingut, gjyqtari Fatri Islamaj rezulton i pastër dhe duhet të vijojë detyrën.

Fatri Islamaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit. Në vitin 2010, ai është transferuar në Gjykatën e Tiranës dhe tre vjet më vonë u emërua kryetar i kësaj Gjykate.

Pas tre vitesh drejtimi të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2016. Gjatë këtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur përmes shortit.

Pas