Te Fundit

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset djali dhe nëna e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 19/02/20 |
Opi Nion

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa të plagosur kanë mbetur një djalë dhe nëna e tij.

Zjarrfikësit kanë mundur të vënë flakët nënkontroll, ndërsa raportohet se banesa ka pësuar dëme të vogla materiale. Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas