Kronikë

Shpërndante kokainë, pranga 36-vjeçarit në Fier



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 01/02/22 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi akuzohet se shpërndante drogë me doza të vogla në këtë qytet.

Sipas autoriteteve, në pranga ka rënë Vilson Plaka banues në Kuman të Roskovecit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga 36-vjeçari u gjet sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 35 doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas