Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari

2023/08/30 at 10:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është kapur duke shpërndarë kokainë, ndërsa në makinë veç lëndës narkotike iu gjet edhe një pistoletë.


Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 21-vjeçarin Adil Duka banues në Rusan, Delvinë edhe pasagjerin në automjet Amarildo Basha 22 vjeç, për moskallëzim krimi.

Nga informacionet zyrtare rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa 22-vjeçari ka pasur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Nga kontrollet e ushtruara policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një sasi e konsiderueshme parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, një sasi dozash kokaine, një armë gjahu dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit veror, të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj paligjshmërive, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur, dhe shpërndante lëndë narkotike, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinatat”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Sarandë – Ksamil”, pranë gjirit të Hartës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar tip “Benz”dhe kanë ndërhyrë për ta bllokuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë bllokimi i automjetit, kapja në flagrancë e drejtuesit, shtetasit Adil Duka, 21 vjeç, banues në Rusan, Delvinë, dhe e pasagjerit, shtetasit Amarildo Basha, 22 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Adil Duka dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Adil Duka, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë.

Nga veprimet hetimore dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa 22-vjeçari ka pasur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Etiketa: arrestimkokainesarande


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Ndahet nga jeta ish-zëvendës ministri i Arsimit, Berisha publikon lajmin

Ndahet nga jeta ish-zëvendës ministri i Arsimit, Berisha publikon lajmin

Sulm me dronë në Rusi, raportohen dy viktima nga sulmi me raketa gjatë natës

Sulm me dronë në Rusi, raportohen dy viktima nga sulmi me raketa gjatë natës

Tensionet me Serbinë/ Osmani: Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

Osmani: Pezullimi i vendimit për viza “vret” dialogun Kosovë-Serbi
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}