Kronikë

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 2 persona


               Publikuar në : 15:04 - 14/12/19 |
xhu lia

Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi posedonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të kryer nga policia,  36-vjeçarit me iniciale M.Gj, iu gjetën 7 doza lëndë narkotike të llojit të dyshuar Heroinë.

Më pas kontrolli i bluve ka vijuar edhe në banesën e tij ku u gjetën dhe 51 fishekë luftarakë. 36-vjeçari do të procedohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndërkohë policia ka bërë të ditur se në prangat e policisë ka rënë një 23-vjeçar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas bluve gjatë një kontrolli fizik ndaj 23-vjeçarit me iniciale J.V iu gjetën dy doza të dyshuara me lëndë narkotike Heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al/

 

 

Pas