Kronikë

Shpërndanin lëndë narkotike/ 4 persona në pranga, kreu i grupit në kërkim


               Publikuar në : 11:26 - 22/02/20 |
xhu lia

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga kanë rënë 30-vjeçari me iniciale K.S për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge “dhe ”Moskallëzimi i krimit”, 33-vjeçari me iniciale E.K, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, 28-vjeçari me iniciale E. K për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si dhe 33-vjeçari me iniciale R.T për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu sipas njoftimit të bluve është bërë e ditur se është shpallur në kërkim 28-vjeçari me iniciale M.Ç për veprat penale “Armëmbajte pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas policisë gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e 28-vjeçarit M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në pakingun e lokalit të personit K. S., 28-vjeçarit E. K dhe 33-vjeçarit E. K policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./Opinion.al/

Pas