Aktualitet

Koronavirusi në Itali, përforcohen masat në portin e Durrësit


               Publikuar në : 11:43 - 22/02/20 |
xhu lia

Rastet e vdekjeve dhe infektimit me Koronavirus në Itali ka bërë që autoritetet portuale në Durrës të përforcojnë masat.

Bëhet e ditur se në portin e Durrësit gatishmëria për kontrollet është rritur, ndërkohë që vetëm këtë fundjavë 2 tragete me rreth 446 pasagjerë të nisura nga Bari janë ankoruar në vendin tonë.

Mjeku përgjegjës i karantinës se portit, Indrit Kalaja theksoi se ndaj pasagjerëve është ushtruar kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore.

“Nuk ka pasur pasagjerë nga vatrat e infektuara. Po mbahen në vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare. Muajt e fundit kanë hyrë anije nga portet e Detit të Zi”,-u shpreh ai.

Pas