Politikë

Meta tjetër thirrje shqiptarëve për manifestimin e 2 Marsit


               Publikuar në : 12:31 - 22/02/20 |
xhu lia

Gjatë ditës së sotme Presidenti Ilir Meta iu ka bërë një tjetër thirrje shqiptarëve për t’iu bashkuar manifestimit të 2 Marsit duke thënë: Për Kushtetutën! Për Shqipërinë! Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë para ligjit!.

Përmes një foto ku shfaqet me dorën mbi Kushtetutë, Meta shkruan se vendi është kthyer 30 vite pas.

“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve: PËR KUSHTETUTËN! PËR SHQIPËRINË! JO GRUSHTIT TË SHTETIT! JO SHPOPULLIMIT! TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT! Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave: LIRI DEMOKRACI! E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”, -përfundon Presidenti./Opinion.al/

Pas