Kronikë

Shpërdorim detyre dhe korrupsion,arrestohen dy zyrtarë në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:50 - 24/12/21 |
Opi Nion

Policia e Beratit ka informuar finalizimin e dy operacioneve të  koduara “Tatimet” dhe “Stop”.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Tatimet” janë ekzekutuar masat e sigurisë për 3 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Stop” është ndaluar 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas uniformave blu, pas një hetimi disamujor është bërë dokumentimi me prova ligjore i përfitimit në mënyrë të parregullt, në disa raste, i vlerave monetare nga 2 shtetas që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të operacionit “Tatimet” u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, si më poshtë:

“Arrest në burg” për shtetasin Z. M., 50 vjeç, banues në Berat, inspektor i Tatimeve në DRT Berat, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasit A. Z., 66 vjeç, banues në Skrapar dhe V. Sh., 42 vjeç, banues në Drenovic, Berat (të dy administratorë subjektesh), për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shtetasi Z. M., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, ka përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt, nga shtetasit A. Z. dhe V. Sh, duke i favorizuar në kontrollin e dokumentacionit të subjekteve të tyre.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Stop” u bë ndalimi i shtetasit V. L., 40 vjeç, banues në Skrapar, për të cilin Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, ka përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt nga individë dhe subjekte, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të nxjerrjes së pllakave të gurit në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas