Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërblimi i kadiut

2016/05/08 at 12:50 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërblimi i kadiut

EDMOND TUPJA


Këto kohët e fundit e kam përmendur ca si shpesh La Fontenin, fabulistin e famshëm francez të shekullit XVII, dhe dje, kur rrëmbeva penën, më saktë, kur më rrëmbeu kompjuteri për shkrimin e radhës në faqen e parë të kësaj gazete, pata një si ndjenjë faji që nuk e kisha ..përmendur, prej gati më se një viti, një tjetër personazh, Nastradinin, me siguri më i vjetër e, ndoshta, më popullor në Lindje, sesa La Fonteni në Perëndim. “Po përse vallë zoti Tupja u kujtua pikërisht tani për Nastradinin?”, mund të pyesë me të drejtë lexuesi i vëmendshëm e i paanshëm i rubrikës sime të përjavshme. Me sa duket, kjo shpjegohet vetëm me bombardimin e përditshëm të veshëve të mi nga togfjalëshi “reforma në drejtësi”, me të cilin po bëjnë gargarë prej muajsh të tërë si mediat e shkruara, ashtu edhe ato elektronike. Për të mos e shpërdoruar durimin e lexuesit tim, po nxitoj ta përmbledh me pak fjalë ngjarjen, të paktën siç e ka treguar Nastradini që kishte qenë dëshmitar pamor i saj, dhe siç e ka përcjellë te paraardhësit e mi, brez pas brezi, tradita gojore e folklorit shqiptar. Dikur e një kohë, në një trevë të Perandorisë së pafund Osmane, jetonte një burrë fort i pasur që kishte ara e bagëti dhe, ndër të tjera, një grua dhe një të dashur. Secilës i thoshte fshehurazi se, pas vdekjes së tij, vetëm asaj do t’i takonte qypi i madh me flori që ai e kishte groposur rrëzë të vetmit man në aksh arë, ku duhej të shkonte pa rënë në sy ditën e dyzetenjëtë, të gërmonte dhe të merrte ngarkesën e çmuar. Pas shumë vjetësh, ai u nda nga jeta, kështu që, një mëngjes të bukur, gruaja dhe e dashura u ndodhën ballë për ballë me njëra­tjetrën dhe bënë sherr të madh duke u kapur prej flokësh e duke u sharë mbarë e prapë me zë të lartë, aq sa përfunduan te kadiu (kështu quhej asokohe gjyqtari i sheriatit, që kryente edhe funksione të tjera civile e fetare). Kadiu, burrë fort i mençur, por që kishte dobësi të madhe për paranë, pasi i dëgjoi të dy palët në konflikt dhe pa me sy e preku me dorë qypin e lakmuar, e pleqëroi çështjen me vete (e koklavitur, e koklavitur ishte ajo) dhe, pas tri ditësh (të gjata, të gjata iu dukën ato), vendosi që qypin do ta vinte mbi kokën e vet (i rëndë, i rëndë ishte qypi), do të merrte një goxha çekiç (vendimtar, vendimtar do të ishte ai), do ta godiste qypin me atë dhe ata florinj që do të binin në të djathtë të tij do t’i takonin bashkëshortes së të ndjerit, ata që do të binin në të majtë të tij, do t’i përkisnin të dashurës së të ndjerit, kurse ata që do t’i binin në prehër, do të ishin të vetat, sepse ai do të merrte shpërblimin e vet, pavarësisht se më shumë nga ç’meritonte. Dhe kështu ndodhi tek ara, në hije të manit dhe para gjithë banorëve të fshatit, meqenëse seanca gjyqësore ishte publike. Një, dy, tre! Kadiu ngriti krahun, bam! I ra qypit që u thye në çast dhe… dhe… djathtas, majtas e para atij ranë vetëm… vetëm bajga lope që i ndjeri kishte mbledhur e ngjeshur në qyp për tri apo katër dekada. Dikush e pyeti Nastradinin se çfarë do të kishte bërë ai po të kishte qenë në vend të kadiut dhe të kishte marrë të njëjtin shpërblim. “Do të kisha hequr dorë nga profesioni i gjyqtarit dhe do të kisha shkuar të punoja për gjithnjë si pastrues ahuresh”, qe përgjigjja e Nastradinit. Por le të kthehemi në ditët tona. Nuk duhet ndonjë inteligjencë e madhe për të vërejtur se ka jo pak ngjashmëri midis person azheve të kësaj historie dhe drejtësisë shqiptare: dy femra, gruaja (e lidhur me të ndjerin de jure) dhe e dashura (e lidhur me atë de facto), nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, dy grupime politike, e majta, pra, pozita (e martuar në mënyrë të ligjshme me pushtetin) dhe e djathta, pra, opozita (që synon divorcin e antagonistes së vet për t’u martuar vetë, në mënyrë të ligjshme, me pushtetin). Gjithsesi, analogjia nuk shkon më larg: ndërsa midis dy femrave kemi florinjtë e shndërruar në bajga, midis dy grupimeve politike kemi të kundërtën, pra, bajgat e pushtetit të shndërruara në florinj (E çuditshme alkimi!). Së fundi, por jo më së paku, midis dy femrave kemi kadiun që pretendon të marrë më shumë sesa meriton, kurse midis dy grupimeve politike kemi një drejtësi të akuzuar radhazi nga të dy këta për korrupsion. Si përfundim, duhet pranuar se kjo histori është jo pak e vlefshme për sistemin tonë të drejtësisë, i cili duhet reformuar patjetër, por si, kur dhe, më e vështira e pyetjeve, nga kush? Ndoshta nga ndërkombëtarët, në mos nga jashtëtokësorët, sepse, personalisht, dhe s’jam as i vetmi e as i pari, përkundrazi, dyshoj fort në aftësitë reformuese të reformatorëve tanë të pareformueshëm, cilëtdo qofshin ata!



Ju sugjerojmë

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

21 Qershor, 2026 9:03 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Para
“Skënderbeu” i përshirë në krime, prokuroria nis hetimet ….

"Skënderbeu" i përshirë në krime, prokuroria nis hetimet ....

Të fshihesh pas Sali Berishës…

Të fshihesh pas Sali Berishës...

Batutat në Kuvend/ Balla-Berishës: Edhe ty të kam përdhunuar

Batutat në Kuvend/ Balla-Berishës: Edhe ty të kam përdhunuar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
21 Qershor, 2026

Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para...

Lexo më shumë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}