Aktualitet

Shpejtësi tej normave, pezullohen 21 leje drejtimi gjatë 24 orëve të fundit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 29/06/22 |
Opi Nion

Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar me kontrollet intensive në kryeqytet dhe në hyrje-daljet e tij për kontrollin e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si pasojë e kontrolleve të bëra gjatë 24 orëve të fundit,policia ka pezulluar 21 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 18 muaj, raste të përsëritura, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 km/h në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane.

“Janë vendosur 146 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë jo më shumë se 10 km/h, të cilat variojnë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Ndërsa, 122 masa administrative janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë më shumë se 10 km/h dhe jo më shumë se 30 km/h, të cilat variojnë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj.

Gjithashtu,janë konstatuar dhe ndëshkuar 34 drejtues mjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit të mejtit, 37 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 29 për të trija shkeljet së bashku, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit

Janë bllokuar 21 automjete të shpallura “Alert”, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, të skanuara nga makina inteligjente, gjatë muajit qershor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rrugore e Tiranës kujton qytetarët se  të gjitha akset monitorohen me dronë edukues, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike, ndaj të tregohen të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor./Opinion.al

Pas