Kronikë

Nuk deklaron paratë në kufi, arrestohet italiani në Kukës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 29/06/22 |
Opi Nion

Një shtetas italian është arrestuar nga policia e Kukësit për mosdeklarim të të hollave në kufi.
Gjatë kontrollit të bërë në automjetin e shtetasit S.P iu gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
46 vjeçari me banim në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
“Pasi janë kryer kontrollet e para, i arrestuari do të procedohet në gjendje të lirë”, bëjnë me dije specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës.

Pas