Kryesore

Vokshi për Kushin: Të japë dorëheqjen, e ka kthyer arsimin në celulë të PS



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 29/06/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për një padi të bërë ndaj ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi lidhur me tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve.

Gjatë fjalës së saj Vokshi ka kërkuar që ministrja Kushi të japë dorëheqjen duke e akuzuar se bashkë me kryeministrin Rama e kanë “kthyer arsimin ne celulë të PS”.

“Sot isha në seancë gjyqësore për një padi të ministres Kushi, për denoncimin që kam bërë për nxjerrjen e tezave. Ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. E pata të pamundur për të paraqitur provat pasi ministrja Kushi nuk ishte. Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen do ishte mirë nëse i ka mbetur një fije morali të jepte dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit administrativ për atë që ka ndodhur. Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante. Janë 208 mijë nxënës e studentë të larguar nga arsimi se ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të PS dhe kanë keqmenaxhuar politikat arsimore”,-tha Vokshi.

Pas