Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve padit qeverinë për pasaportat e shërbimit


               Publikuar në : 14:11 - 11/07/19 |
Al Do

Shoqata e Gjyqtarëve ka paditur Këshillin e Ministrave në Gjykatën Administrative të Apelit në lidhje me vendimin që anulon pasaportat e shërbimit për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit.

Në një postim në Facebook, gjyqtari Florjan Kalaja ka bërë publik lajmin duke shtuar se kjo padi mbështetet në argumentin se përfitimet të cilat burojnë nga ushtrimi i funksioni i gjyqtarit janë mbrojtur nga kushtetuta dhe si të tillë nuk mund të rrëzohen me vendim të këshillit të ministrave.

“Dëshiroj të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës”,shkruan Kalaja në faqen e tij në Facebook duke shtuar:
“Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushtetutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka synuar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre.” Shkruan gjyqtari në Facebook. /Opinion.al

Pas