Bota

BE paralajmëron sanksione ndaj Turqisë


               Publikuar në : 15:01 - 11/07/19 |
el ida

Bashkimi Evropian është i vendosur të kufizojë kontaktet dhe fondet ndaj Ankarasë, si hakmarrje ndaj atyre që BE-ja i quan shpime të paligjshme të Turqisë, për gaz dhe naftë jashtë Qipros, duke i cilësuar si ndërhyrje në zonën ekonomike ekskluzive të Qipros.

Sipas “Reuters” BE-ja është gati të shtojë më tej masat ndaj Turqisë, por një diplomat i BE-së i përfshirë në diskutimet e fundit, tha se çdo sanksion i ardhshëm do të ishte i kufizuar, pasi sipas tij blloku ka nevojë për Turqinë në çështje të tilla si siguria dhe migracioni.

“Mos prisni ndonjë sanksion të gjerë ekonomik”, theksoi ai për “Reuters”.

Nga ana tjetër Donald Tusk, presidenti në largim i Këshillit Evropian u shpreh se:

“Pavarësisht nga synimet tona për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, pëshkallëzimi i vazhdueshëm i saj dhe sfidimi ndaj sovranitetit të shtetit tonë anëtar Qipros, në mënyrë të pashmangshme do ta detyrojë BE-në të përgjigjet në solidaritet të plotë”.

Në krahun tjetër Ankaraja kundërshtoi kritikat e Greqisë dhe BE-së se shpimet turke jashtë Qipros ishin të paligjshme./Opinion.al

Pas