Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrirja e ASA, rreth 100 profesorë letër të hapur qeverisë: Vendimi arbitrar

2023/06/06 at 12:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkrirja e ASA, rreth 100 profesorë letër të hapur qeverisë: Vendimi arbitrar

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, rreth 100 profesorë të universiteteve, intelektualë, shkrimtarë, studentë, aktivistë dhe oraganizata jo qeveritare, brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë shprehur shqetësimin e tyre nëpërmjet një letre të hapur drejtuar qeverisë.


Ata shprehin publikisht kundërshtinë dhe mospajtimin me vendimin arbitrar dhe të dëmshëm ndaj ASAs.

Ata pohojnë që do të mbështesin çdo nismë ligjore, administrative a sociale që do të ndërmerret prej tyre në vazhdim për mos mbyllje e Akademisë së Studimeve Albanologjike, por zhvillimin e saj.

‘Është e papranueshme që ndryshime dhe ristrukturime të përmasave të tilla të ndërmerren në mënyrë të njëanshme, pa u bazuar në ligj, pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përfillur interesat akademike, dhe jo në përputhje me interesat e gjera publike.’- nënvizohet në letër.

Letra e plotë

Në solidaritet dhe mbështetje të kërkesave të Akademisë së Studimeve Albanologjike për mosmbylljen, por zhvillimin e saj

Ne, studiues/e dhe hulumtues/e shkencorë/e brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkrimtarë/e, publicistë/e, gazetarë/e, aktivistë/e, qytetarë/e të angazhuar/a, shoqata, organizata e kolektive të ndryshme, e kemi ndjekur me shqetësim të thellë vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 31 Maj 2023 për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) dhe për shkrirjen e saj brenda Akademisë së Shkencave. Ndajmë mospajtimin tonë me këtë vendim arbitrar dhe të dëmshëm për të ardhmen e Studimeve Albanologjike, të cilin po ashtu e konsiderojmë cënues për lirinë akademike dhe zhvillimin e mendimit teorik në humanitete, specifikisht në dijet albanologjike krahasuese dhe kritike.

Me këtë letër të hapur dëshirojmë të sjellim edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e ASAs me katër institutet e saj kërkimore jo vetëm për akademinë dhe publiken shqiptare, por dhe për kontributin e hulumtuesve/eve që punojnë aty në pluralizimin e dijes në nivel rajonal e global. Përkundër kufizimeve të shumta, ekipi i studiuesve/eve në ASA ka krijuar korniza institucionale për mundësimin e diskursit kritik dhe thellimin e dijes mbi shqiptarët në disiplina të ndryshme të antropologjisë kulturore dhe studimeve për artin, arkeologjisë, gjuhë-letërsisë, historisë, etj. Ky institucion ka trajtuar tema pak të eksploruara më parë dhe ka qenë i hapur ndaj paradigmave të reja teorike dhe praktikave kërkimore ndërshoqërore, ndërdisiplinare dhe ndërinstitucionale. Po ashtu vlen të përmendet dhe puna që ka bërë në drejtim të realizimit të një sërë marrëveshjesh dhe formash të ndryshme bashkëpunimi (projekte, publikime, vizita studimore) me institucione akademike ndërkombëtare me interes të madh për akademinë shqiptare, e cila në përgjithësi mbetet akoma e izoluar.

Në formë të përmbledhur, ASA ka kontribuar që puna me dijen shkencore në Shqipëri të jetë më e hapur, më demokratike, më e lirë dhe me më shumë diversitet, parakushte këto për dije njëherazi plurale dhe të avancuara. Këto praktika institucionale janë vlera të shtuara për shoqërinë shqiptare dhe do të duheshin marrë si shembull për t’u ndjekur dhe mbështetur dhe jo për t’u ndërprerë.

Kritika ndaj çdo institucioni, përfshirë ASAn, është sigurisht e nevojshme dhe e mirëseardhur por duhet të jetë konstruktive dhe të synojë sendërtimin dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm. ASA dhe të gjitha institucionet e arsimit të lartë duhen fuqizuar dhe mbështetur për zhvillimin e hulumtimit dhe përparimin e dijes shkencore në mënyrë të decentralizuar, demokratike dhe me pavarësi akademike. Është e papranueshme që ndryshime dhe ristrukturime të përmasave të tilla të ndërmerren në mënyrë të njëanshme, pa u bazuar në ligj, pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përfillur interesat akademike, dhe jo në përputhje me interesat e gjera publike.

Duke pasur parasysh si më sipër, përsërisim solidaritetin tonë me studiuesit/et e angazhuar/a të ASAs dhe përkrahim çdo nismë ligjore, administrative dhe shoqërore që do të ndërmerret në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim me vëmendje të madhe veprimet e mëtejshme të qeverisë në lidhje me këtë çështje me interes jetik për botën akademike shqiptare.



Ju sugjerojmë

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

4 Qershor, 2026 6:48 pm
Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

4 Qershor, 2026 6:41 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
Sport

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

4 Qershor, 2026 4:21 pm
SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
Kronikë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

4 Qershor, 2026 3:06 pm
Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
Aktualitet

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

4 Qershor, 2026 2:48 pm
Para
Nuk tregoi pse shkoi në SPAK, Silva Bino “bezdiset” nga gazetarët: Ore je fare

Nuk tregoi pse shkoi në SPAK, Silva Bino “bezdiset” nga gazetarët: Ore je fare

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon rinumërim të votave në 2 KZAZ në Lezhë

KAS rrëzon kërkesën e "BF" për të shpallur të pavlefshme kutinë e burgut në Rrogozhinë

Osmani: Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet

Osmani: Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet
















TE FUNDIT

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
4 Qershor, 2026

Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
4 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Mali i Zi, aty ku sipas tij është ndërtuar një projekt që nuk e...

Lexo më shumë

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
4 Qershor, 2026

Ka nisur për të pestën ditë radhazi protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. Me flamuj dhe pankarta në duar,...

Lexo më shumë

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
4 Qershor, 2026

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kundërshtuar vendosjen automatike të të pandehurve në kafaz xhami gjatë gjyqit, duke iu referuar rasteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}