Bota

Shkon në 724 numri i viktimave nga tërmeti në Haiti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:09 - 15/08/21 |
Opi Nion

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi Haitin të Shtunën shkoi në 724, sipas një deklarate të lëshuar nga Mbrojtja Civile e vendit. Në të njëjtën kohë, më shumë se 2,800 njerëz janë plagosur, sipas të njëjtit burim.

“Numri i të vdekurve nga tërmeti u rrit në 724 sot, 15 gusht: 500 në jug, 100 në Grand Anse, 122 në Niepce dhe 2 në veriperëndim,” thuhej në deklaratë.

Raporti i mëparshëm i Autoriteteve fliste për 304 të vdekur. /Opinion.al

Pas