Bota

I vaksinuar me dy doza Pfizer, vdes nga Covid 70-vjeçari grek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 15/08/21 |
Opi Nion

Një 70-vjeçar grek, i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës Pfizer ka humbur jetën pasi u prek nga Covid. Lajmi u konfirmua nga drejtuesi i terapisë intensive në spitalin “Papanikolaou”, Nikos Kapravelos. Megjitatë ai e quajti këtë rast një përjashtim, ndërsa tha se pacienti nuk kishte patur sëmundje bashkëshoqëruese.

“Në njësinë time patëm vdekjen e parë të një pacienti, plotësisht të vaksinuar”, u shpreh mjeku ndërsa shtoi se pacienti kishte patur pneumoni të rëndë si pasojë e Covid.

Ai tha se edhe personat e vaksinuar duhet të jenë të kujdeshëm dhe sqaroi se vaksinimet mbeten arma më e fuqishme që kemi kundër pandemisë./Opinion.al

Pas