Aktualitet

Shkollat pushim nga tërmetet, Shahini flet për ditën e martë


               Publikuar në : 11:55 - 23/09/19 |
Al Do

Nesër të gjithë në mësim, ka shkruar Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Në një postim në Facebook ajo ka njoftuar se vetëm dy shkolla nuk do të hapen ditën e nesërme ndërsa pjesa tjetër është riparuar nga të gjitha dëmet e shkaktuar nga tërmetet.

“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim” shkruan ministrja Shahini.

Dita e hënë u shpall dje ditë pushimi për nxënësit e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore. /Opinion.al

Pas