Bota

Alarm në Aeroportin e Mançesterit, raportohet një pako e dyshimtë


               Publikuar në : 12:35 - 23/09/19 |
Al Do

Stacioni i trenit në Aeroportin e Mançesterit është evakuuar dhe një burrë është arrestuar pas raportimeve për një bombë.

Pas kontrolleve të imtësishme të zonës dhe vendosjes së kordonit të sigurisë, autoritetet zbuluan një pako të dyshimtë të cilës iu bë një shpërthim i kontrolluar nga forcat e xhenios.

Të gjithë hyrje-daljet e trenave, tramvajeve dhe autobusëve për në stacion janë pezulluar.

Njerëzve u është kërkuar të ndjekin udhëzimet nga oficerët ndërkohë që po kryhen hetime.

Për momentin autoritetet hekurudhore nuk kanë lajmëruar se kur do të hapet sërish qarkullimi. /Opinion.al

Pas