Aktualitet

Shkolla “Sami Frashëri”, Rama:Thanë do bëhet pallat, ç’nuk thanë! Gati në shtator



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:46 - 14/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje në rrjetin social “Facebook” nga shkolla e rindërtuar “Sami Frashëri”.

Teksa bën me dije se do të jetë gati këtë shtator për nxënësit dhe mësuesit, kreu i qeverisë thekson se kjo tregon që edhe zërat se në truallin e shkollës do të ndërtohej pallat janë përgënjeshtruar.

“Mirëmëngjes dhe me shkollën “Sami Frashëri”, që thanë do bëhet pallat e ç’nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fortë, ju uroj një javë të mbarë”.

Shkolla “Sami Frashëri” ishte një ndër objektet arsimore më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në vendin tonë./Opinion.al

Pas