Kryesore

Rama në SHBA/Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, nesër takim me Blinken



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 14/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë nis vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme, ndërsa të martën do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Takim i tyre vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA:

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

16 shkurt: Takime

Pas