Sport

Shkëndija shtanget në fund, eliminohet nga Champions League


               Publikuar në : 19:40 - 16/07/19 |
Al Do

Ajo që dukej se do të ishte një ndeshje sa për formalitet, rezultoi në një makth për ekipin e futbollit të Shkëndijes.

Skuadra e Tetovës është shkualifikuar nga eleminatoret e Champions League pasi humbi me rezultatin 1-2 kundër estonezëve të Nomme Kalju.

Miqtë shënuan të parët në minutën e gjashtë të ndeshjes. Minutat në vazhdim treguan një lojë të vakët por ku nuk munguan rastet e shumta për Shkëndijen. Megjithatë mungoi konkretizimi nga sulmuesit e ekipit të Tetovës.

Goli i barazimit erdhi gjithsesi në minutën e 62 nga Ibrahimi. Tashmë kur duhej thjesht që Shkëndija të menaxhonte minutat e mbetura ndodhi e papritura. Në minutën e fundit të takimit, miqtë arritën të shënonin golin e dytë, i cili i kalon në fazën e dytë të Champions League.

Ndeshja e parë në Estoni ishte fituar nga Shkëndija me rezultatin 1-0. /Opinion.al

Pas