Sport

“Shkëndija” e Ernest Gjokës, negociata për të marrë lojëtarin e Kombëtares


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 01/01/21 |
Opi Nion

Shëndija e Tetovës, klubi shqiptar më i suksesshëm për momentin në Ligën e Parë Maqedonase, është duke përgatitur një goditje të madhe në merkaton e janarit. Raportohet se kuqezinjtë e Ernest Gjokës, janë pranë akordit me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi.

Seferi aktualisht është pjesë e kampionëve të Jang Bojsit, në Zvicër, ku aktivizimet kanë qenë shumë të pakta. Nisur nga ky fakt, Shkëndija, i ka bërë një ofertë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, për ta afruar në skuadër.

Pengesa e vetme është paga e lartë e 24-vjeçarit, gjithsesi tetovarët i kanë propozuar klubit të Jang Bojs që ta paguajnë përgjysmë sulmuesin. Seferi është nën kontratë me zviceranët deri më 30 qershor të vitit 2021.

Shkëndija e Tetovës aktualisht ndodhet në vendin e parë me 39 pikë në Ligën e Parë Maqedonase./ Opinion.al

 

Pas