Aktualitet

Shkatërrohet klani shqiptar në Spanjë, zbulohen 23 shtëpi bari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 01/09/21 |
Opi Nion

Një Operacion policor i koduar “DOBRA”, është zhvilluar mes Policisë Shqiptare të Spanjës dhe Gjermanisë.

Në kuadër të këtij operacioni u godit një grup kriminal që dyshohet se menaxhonte plantacionet me kanabis në Spanjë, ku fillimisht kultivoheshin dhe procesoheshin, përpara se t’i transferonin në vende të tjera të Europës për shpëndarje. Janë arrestuar 107 persona, kryesisht shqiptarë.

Policia bën me dije se janë kryer kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, dhe u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, si dhe 68.760 euro etj./Opinion.al

Pas