Kryesore

Samiti në Slloveni, Rama takohet me politikanët europianë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 01/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme  në Bled të Sllovenisë ku pritet të zhvillohet samiti me në fokus të ardhmen e Europës dhe planifikimin për përgjigje ndaj sfidave aktuale.

Bëhet me dije se një nga temat që pritet të diskutohet më së shumti në këtë samit do të jetë përballja e vendeve me  pandeminë e  Covid-19. Ndër të tjera temat që do të diskutohen sot në Forum do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së.

Rama është takuar ndër të tjera dhe me eurokomisionerin Oliver Varhelyi, kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Bëhet publike për mediat se kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj./Opinion.al

Pas