Kronikë

Shkatërrohet grupi i shpërndarjes së drogës në Shkodër, 4 në pranga



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:35 - 12/11/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona të cilëve iu janë sekuestruar lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet M. K., 48 vjeç, A. C., 49 vjeç, U. H., 33 vjeç dhe L. K., 16 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Sipas autoriteteve, këta persona vepronin në formën e grupit kriminal dhe bënin shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Gjithashtu, shtetasit M. K., i cili nga hetimet rezultoi se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas