Aktualitet

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:52 - 10/11/21 |
Opi Nion

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho. Mësohet se shkarkimi i Brahos është bërë nga Emirjana Sako, kryetarja e komanduar.

Raportohet se vendimi është firmosur ditën e djeshme dhe ka hyrë në fuqi sot.

Vendimi për shkarkimin e tij vjen pas publikimit të një statusi, ku Braho lëshoi akuza të ashpra ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai akuzon drejtuesit aktualë të bashkisë se marrin urdhra nga Dako.

Arbër Braho mbante pozicionin e nënkryetarit të Bashkisë Durrës që prej vitit 2013.

Vetë rezultatet treguan që ishin nga më të dobëtat. Të jesh në pushtet, të blesh vota dhe të dalësh prapë skandal vetëm në Durrës mund të ndodhë nën udhëheqjen e këtyre njerëzve. Kjo mund të ndodhë vetëm nga arrogance që përballen kur vijnë në Bashkinë e Durrësit”,-dëgjohet të thuhet në video e postuar nga Braho në rrjetet sociale./Opinion.al

Pas