Emisionet

“Opinion”/ Si spiunonte sigurimi i shtetit? Për herë të parë dokumentat sekrete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 10/11/21 |
Opi Nion

Është diskutuar të martën (9 nëntor) në emisionin “Opinion” mbi temën “Si spiunonte sigurimi i shtetit?”.

Për herë të parë janë publikuar dokumentet sekrete dhe janë sjellë detaje nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, lidhur me disa nga figurat dhe emrat e njohur të artit dhe letrave, të përgjuar dhe vëzhguar gjatë komunizmit.

Është transmetuar një material mbi Rudolf Markun, poet dhe shkrimtar i cili ka zbuluar vetëm përpara pak kohësh dosjen e tij.

Gjithashtu janë transmetuar dy materiale për Maks Velon, i cili është përgjuar dhe denoncuar nga bashkëshortja dhe vjehrra e tij.

Ndërsa e ftuar në studio ka qenë gazetarja Luli Progni dhe kryetarja e Autoritetetit të Dosjeve Gentiana Sula, e cila tha se në arkivat e tyre rezultojnë 22 milionë dokumenta nga aktiviteti i Sigurimit të Shtetit.

Për me teper ndiqni emisionin: ./Opinion.al

Pas