Aktualitet

“O xhuxhi 339”, statusi që çoi në shkarkim e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 10/11/21 |
Opi Nion

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho, është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i tij mësohet se është bërë nga kryetarja e komanduar, Emirjana Sako.

Vendimi për shkarkimin e tij u bë i ditur ditën e sotme, por mësohet se vendimi është firmosur dje, pas një statusi në rrjetet sociale, ku Braho hidhte akuza mbi ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe kryetaren e komanduar.

Në statusin e tij, Braho akuzonte ish-kryetarin e bashkisë së Durrës duke thënë se në letra ka një kryetare, por se bashkia administrohet nga Vangjush Dako. Duke e akuzuar drejtpërdrejt se janë vjedhur dhe fondet për letra e stilolapsa në bashkinë Durrës.

O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëve që vet ti ke sjell si kryetar në bashkinë Durrës pas ikjes tënde dhe s’po e lëshoni këtë qytet të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave dhe të stilolapsave, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe do merrni dhe të hidrovorit apo e kam gabim?”, shkruante Braho./Opinion.al

Pas