Aktualitet

Shkarkimi/KPA lë në fuqi vendimin,prokurori i Dibrës nuk kthehet në detyrë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 16/12/20 |
el ida

Ish- prokurori i Dibrës Shkëlzen Cena nuk ka mundur të rikthehet në detyrë edhe pas apelimit të vendimit të KPK-së, që e shkarkoi më 14 qershor të vitit të kaluar.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e për shkarkimin e prokurorit, njëherësh ish –kandiat për SPAK.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.12.2020″, thuhet në njoftim.

Sipas KPK-së Shkëlzen Cena rezultonte me probleme të pasurisë. Njëkohësisht Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar paraqiti në raporti se dyshohej që ai kishte kontakte të papërshtashme dhe ishte përfshirë në korrupsion pasiv./Opinion.al

Pas