Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkimi i Nanos, deputeti i PD: Po bëhet e njëjta tentativë edhe me kreun e SPAK

2022/08/31 at 11:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i Nanos, deputeti i PD: Po bëhet e njëjta tentativë edhe me kreun e SPAK

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar pas shkarkimi të Gledis Nanos si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.


Në një status në rrjetet sociale teksa thotë se ka paralajmëruar shkarkimin e tij, Sula thekson se ka patur një përpjekje nga qeveria për ta kamufluar si dorëheqje.

Më tej ai paralajmëron se sipas informacioneve që, ka mazhoranca po tenton të zëvendësojë kreun e SPAK, Arben Kraja.

“Kur cënohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar!

E paralajmërova që ditën e hënë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje por u dështoi kjo përpjekje. Ministri e priti një orë në zyrë të hënën por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt Ministri i Brendshëm duke e shkarkuar.

Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj mazhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cënohen interesat e errëta të njerëzve të vetë. Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm. E pata paralajmëruar në sallën e Parlamentit se atë nuk do ta lejojnë të punojë. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Kjo qeveri nuk është mësuar të ketë njerëz strikt me ligjin. Kërkon vartës që të jenë nën kontrollin e tyre. Ata njohin Maliqin jo ligjin. Besoj e kanë kuptuar edhe partnerët se me kë kemi të bëjmë.

Por dua të paralajmëroj sot se e njëjta tentativë po bëhet edhe me kreun e SPAK. Sipas informacioneve të mia kjo mazhorancë ka nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK nga detyra. Njësoj si me z. Nano, edhe me z. Kraja qeveria kërkon ta zëvendësoj sepse nuk e ka nën kontroll. Nuk është e tepërt të themi se kemi një qeveri që kërkon të ketë të gjithë pushtetet në një dorë”-shkruan deputeti Dashnor Sula.



Ju sugjerojmë

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
Bota

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

8 Korrik, 2026 11:39 am
Para
“Po bëhet për të favorizuar Olsi Ramën”, Rama: Ja pse i mbyllëm bastet online

"Po bëhet për të favorizuar Olsi Ramën", Rama: Ja pse i mbyllëm bastet online

Shkarkimi i Nanos, Meta: Kokë turku, bandat janë të lidhura me Ramën dhe ministrat

Shkarkimi i Nanos, Meta: Kokë turku, bandat janë të lidhura me Ramën dhe ministrat

Mbajti peng emërimin e nëndrejtorit të SHISH? Meta: Gënjeshtër e Çuçit të Rilindjes

Mbajti peng emërimin e nëndrejtorit të SHISH? Meta: Gënjeshtër e Çuçit të Rilindjes
















TE FUNDIT

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
8 Korrik, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka...

Lexo më shumë

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
8 Korrik, 2026

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez...

Lexo më shumë

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
8 Korrik, 2026

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, konfirmoi Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp, por mbetet ende...

Lexo më shumë

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
8 Korrik, 2026

Vendimi i SHBA-ve për të cilësuar dy grupet më të mëdha kriminale të Brazilit si organizata terroriste mund të shërbejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}