Aktualitet

Mbajti peng emërimin e nëndrejtorit të SHISH? Meta: Gënjeshtër e Çuçit të Rilindjes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 31/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur në konferencën për mediat të mbajtur sot për akuzat se si President i Republikës mbajti peng emërimin e zvendësdrejtorit të SHISH.

Meta i cilësoi si shpikje, provokime dhe alibi këto predendime të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Nuk ka pasur asnjë konflikt të presidentit Ilir Meta me SHISH të paktën për këtë çështjes, madje përkundrazi kemi pritur propozimin nga drejtori i SHISH për zëvendësin e tij, i cili nuk ka ardhur asnjëherë për arsye të bllokimit që ka ardhur nga kryeministri. Po kështu kemi qenë të hapur dhe kemi bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtare për të realizuar në çdo kohë një propozim që do të vinte nga kryeministri për këtë pozicion vakant. Asnjëherë nuk ka ardhur në presidencë, nuk është protokolluar një propozim i tillë. Çuçi i partisë është atje për të gënjyer, për të shpikur konflikte të paqena dhe për t’u përdorur. Asnjë propozim nuk ka ardhur, përkundrazi ka qenë gatishmëria e presidentit. Kjo gënjeshtër e Çuçit të Rilindjes është në vazhdën e shpifjeve të tjera si ato të larvës së bashkisë që thoshte se presidenti ka bllokuar ambasadorët.  Janë shpikje dhe provokime, alibira për të justifikuar papërgjegjshmërinë e tyre në ushtrimin e detyrave të tyre të larta publike dhe shtetërore, papërgjegjshmëri që qytetarët e njohin”, tha Meta.

Çuçi pas mbledhjes së qeverisë njoftoi se është emëruar Oljan Kanushi si zvendësdrejtor i SHISH, ndërsa shtoi se është bërë kështu plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes ish-presidentit të asaj periudhe, pra Metës dhe SHISH./Opinion.al

Pas