Aktualitet

“Po bëhet për të favorizuar Olsi Ramën”, Rama: Ja pse i mbyllëm bastet online



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 31/08/22 |
Opi Nion

Në një dëgjesë publike të zhvilluar sot lidhur me hapjen e aktivitetit të basteve sportive kryeministri Edi Rama është shprehur se në vitin 2018 kur u mor vendimi për të mbyllur lojërat e fatit, u diskutua që të mos mbylleshin bastet online.

Por shton kreu i qeverisë,  u mbyllën edhe bastet online pas akuzave që po vinin se Rama po favorizonte vëllanë e tij, Olsi Rama.

“Diskutimi bëhet për atë pjesë të lojërave të faktit që të gjitha argumentet edhe eksperienca pas mbylljes flasin për pamundësi për ta frenuar dhe krijimin e një kanali përfitimesh jashtë kanalit legal dhe që fitimet shkojnë në fitime të zeza që në shumë rast kanë edhe individ kriminal, nuk flasim për lojërat e fatit në tërës,. Debati kur u m mbyllën lojërat pati një moment diskutimi se ishim skeptik për bastet online, po u ngrit një furi se kjo po bëhej për Olsi Ramën dhe për mos hedhur në erë një proces ne i përfshimë edhe bastet online sportive, nuk flasim për sallat, të gjitha janë të ndaluara, po flasim vetëm për bastet online, ne po flasim për marrjen e këtij aktiviteti nga ekonomia e zezë dhe nxjerrja e përfitimeve në dritë se askush nuk e bllokon dot.”, tha Rama.

Pas