Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shkaktojnë vdekje”, SHBA masa ndalimi ndaj cigareve elektronike

2019/09/12 at 6:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shkaktojnë vdekje”, SHBA masa ndalimi ndaj cigareve elektronike

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po merr masa kundër cigareve elektronike me aromë që kanë rezultuar të lidhura me rastet e problemeve në frymëmarrje, madje edhe me dëmtimet e rënda të mushkërive dhe vdekjen. Pirja e cigareve elektronike është bërë shumë popullore rishtazi, pasi shumë njerëz e menduan si një alternativë më të shëndetshme se duhani. Aroma si mente, çamçakëz, akullore apo biskota kanë tërhequr të rinjtë. Por një rritje në numrin e adoleshentëve që po pësojnë probleme serioze në mushkëri dhe disa raste vdekjesh, kanë alarmuar zyrtarët. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zlatica Hoke, administrata Trump po përgatit ndalimin e të gjitha cigareve elektronike të aromatizuara.

Njoftimi u bë pasi adoleshentët që kishin përdorur cigare elektronike të aromatizuara në disa shtete amerikane përfunduan në spital me probleme në mushkëri, që nga vështirësitë në frymëmarrje dhe deri tek dëmtime të theksuara të mushkërive. Hunter Sims, student nga Teksasi, thotë se për pak vdiq nga pirja e cigareve elektronike.

“Thjesht duhet ndalur. Qeveria duhet të godasë fort, përpara se situata të përkeqësohet më tej”, thotë Hunter Sims, i cili u shtrua në spital për shkak të tymosjes së cigareve elektronike.

Ndërsa sëmuren gjithnjë e më shumë fëmijë, prindërit po ngrenë më shumë zërin e tyre duke kërkuar që të veprojë qeveria federale.

“Duhet të kërkojmë ndalimin e të gjitha produkteve të aromatizuara që tërheqin fëmijët. Askush nuk thotë ‘ta provoj këtë me shijen e nikotinës’. Ata dëshirojnë aromat dhe shijet që qartësisht kanë në objektiv fëmijët”, thotë Ruby Johnson, nënë e një viktime nga tymosja e cigareve elektronike.

Presidenti Trump njoftoi të mërkurën se administrata e tij do të marrë masa për ndalimin e këtyre cigareve, megjithë dëmin që do të pësojë tregtia.

“Me sa kuptoj, cigaret elektronike janë bërë një biznes gjigand në shumë pak kohë. Por, nuk mund të lejojmë që njerëzit të sëmuren dhe të preket rinia jonë”, tha Presidenti Trump.

Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar, tha se në Shtetet e Bashkuara, rreth 8 milionë të rritur, si dhe 5 milionë të mitur përdorin cigare elektronike.

“Një gjeneratë e tërë fëmijësh rrezikohen të ndërvaren nga nikotina për shkak të joshjes, tërheqjes dhe disponueshmërisë së produkteve të tymosjes elektronike”, tha Sekretari Azar.

Sekretari Azar thotë se ndalimi i shitjes do të jetë për të gjitha cigaret eletronike të aromatizuara, përveç atyre me vetëm shije duhani. Prodhuesit e cigareve elektronike do të duhet të marrin miratimin nga Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) përpara se t’i fusin në treg.

“Prodhuesit e cigareve elektronike me shije duhani duhet të aplikojnë deri në maj 2020 për miratim nga FDA të produkteve të tyre. Produktet e tjera të aromatizuara mund të miratohen gjithashtu nga qeveria, por deri në atë moment duhet të tërhiqen nga tregu”, tha Sekretari Azar.

Disa ekspertë të shëndetësisë duan edhe më shumë masa mbrojtëse për fëmijët.

“Aromërat mund të ekzistojnë, por të mos quhen me emra që e dimë se kanë në objektiv të miturit”, thotë Linda Vail, zyrtare e shëndetësisë në Miçigan.

Javën e kaluar, Miçigani u bë shteti i parë amerikan që ndaloi produktet e tymosjes elektronike. Ka shqetësime megjithatë se ndalimi mund të nxisë shitjen e paligjshme të këtyre produkteve. Ekspertët po bëjnë thirrje për më shumë arsimim mbi rreziqet e cigareve elektronike dhe përpjekje të sinkronizuara për t’i dekurajuar të miturit të mos fillojnë një ves të tillë./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
-Jetë dhe Stil

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

16 Gusht, 2025 10:38 pm
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
Te Fundit

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

16 Gusht, 2025 9:48 pm
Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
Bota

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

16 Gusht, 2025 9:33 pm
“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
Aktualitet

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 Gusht, 2025 8:44 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

16 Gusht, 2025 8:21 pm
Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë
Aktualitet

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16 Gusht, 2025 7:46 pm
Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë
Bota

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

16 Gusht, 2025 7:28 pm
12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
Aktualitet

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

16 Gusht, 2025 6:49 pm
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Rajoni

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16 Gusht, 2025 6:32 pm
Para
Meta ironizon Ramën: Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon…

Meta ironizon Ramën: Unë dua t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut", ky kërkon...

5 muaj pas lindjes së Archiet, Meghan Markle i kthehet punës

5 muaj pas lindjes së Archiet, Meghan Markle i kthehet punës

Ja si është gjendja e komedianit Kevin Hart pas aksidentit

Ja si është gjendja e komedianit Kevin Hart pas aksidentit

TE FUNDIT

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
16 Gusht, 2025

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat. Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS...

Lexo më shumë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
16 Gusht, 2025

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
16 Gusht, 2025

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen...

Lexo më shumë

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
16 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të fluturojë për në Uashington të hënën, nën presionin e fortë të SHBA-së për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com