Britania e Madhe ka numëruar më shumë vdekje nga gripi dhe pneumonia sesa nga koronavirusi.
Të dhënat e fundit nga Zyra Kombëtare e Statistikave, tregojnë se gripi ka shkaktuar më shumë vdekje sesa Covid-19 në periudhën shtatë javore, 19 qershor-31 korrik.
Sipas shifrave zyrtare në këtë periudhë, 6626 britanikë humbën jetën nga gripi apo pneumonia krahasuar me 2992 vdekje nga koronavirusit.
Kjo tregon se në muajin Korrik, gripi sezonal vrau 5 herë më shumë njerëz sesa Covid-19, me 928 vdekje të regjistruara nga gripi dhe 193 nga pandemia./Opinion.al