Kronikë

Shfrytëzonin seksualisht 13-vjeçaren, burg për policin dhe bashkëpunëtorin e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 21/11/21 |
Opi Nion

Gjykata e Sarandës dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryekomisarin e Policisë, Petraq Rakon dhe bashkëpunëtorin e tij, Stefan Koloin, të cilët akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një 13-vjeçare.

Mbi kryekomisarin dhe bashkëpunëtorin e tij rëndojnë akuzat “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucion” dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Mësohet se të dy kanë mohuar akuzat para drejtësisë.

Kujtojmë se kryeinspektori i policisë Petraq Rako u kap në flagrancë pasi kishte shkuar në ambientin e përshtatur për prostitucion nga 62-vjeçari Stefan Koloi për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Ndërkohë do kryhen edhe disa ekspertiza mjekësore e shkencore për të plotësuar elemente të hetimeve që kryhen për këtë çështje. Edhe pse dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë, siç u shpreh policia por edhe organi akuzës, autorët e dyshuar kanë mohuar çdo akuzë./Opinion.al

Pas