Një konflikt i armtosur ka ndodhur sot në qendër të Kavajës. Një sherr në dukje banal për një grua dhe një parkim makine, nuk është i tillë, është mirëfilli një konflikt me tre të plagosur për motive pilike.
Idhtari i Elvis Rroshit ka plagosur kreun e Forumit Rinor të PD, në Kavajë, babanë e tij si dhe një person tjetër.
Saimir Kurti është eksponenti i PS në Kavajë, një ish-drejtor i akuzuar për korrupsion që shkrehu armën ndaj tre personave.
Kurti ka debatuar pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi gruaja e Kurtit nuk ishte lejuar të parkonte makinën para lokalit të Eqerem Kazazit.
Kurti që ka shkuar në vendngjarje i thirrur nga e shoqja ka nxjerrë armen dhe ka qelluar, e per pasoje perveçse Eqerem Kazazit u plagos dhe djali i tij, Erkid Kazazi si dhe nje tjeter person qe ndodhej aty.
Te demtuarit jane derguar ne spital dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Kurti eshte nje militant i PS, si dhe mbeshtetes i flakte i Elvis Rroshit. Ndersa i plagosuri Erkid Kazazi eshte kryetar i Forumit Rinor te PD se Kavajes.