Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”

2025/06/18 at 6:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”

Një defekt në të dy motorët dyshohet si shkaku kryesor i tragjedisë ajrore të ndodhur javën e kaluar në Indi, ku një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë “Air India” u rrëzua pak minuta pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave.

Avioni, i cili ishte nisur nga qyteti Ahmedabad me destinacion Londrën, u përplas me një godinë të një kolegji mjekësor, duke shkaktuar flakë të mëdha që përfshinë ndërtesën dhe avionin.

Ekspertët e Byrosë së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore të Indisë po hetojnë ngjarjen me mbështetjen e ekipeve nga SHBA, Britania dhe vetë kompania “Boeing”.

Sipas raportimeve të para të siguruara nga Wall Street Journal, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që gjatë ngritjes avioni të ketë funksionuar me një sistem emergjence energjie, i njohur si “Ram Air Turbine”, duke sinjalizuar se motorët mund të mos kenë punuar normalisht.

Sipas të dhënave, pilotët kishin vetëm 17 sekonda për të reaguar pasi të dy motorët kishin humbur fuqinë në një lartësi prej vetëm 120 metra.

Një video e re me cilësi të lartë, e publikuar këtë javë, përforcon teorinë e një dështimi të dyfishtë të motorëve, sipas pilotit dhe analistit Steve Schreiber, i cili e cilëson këtë provë si një “pikë kthese” për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Në video dallohet pikërish pjesa e RAT  e cila shkëputet nga avioni dhe mendohet që mund të ketë çuar në rrëzimin e tij!

Autoritetet kanë konfirmuar se pilotët bënë një thirrje emergjente “mayday” para përplasjes.

Hetimet po përqendrohen edhe në të dhënat e kutive të zeza, ngarkesën e avionit, trajnimet e pilotëve dhe gjendjen teknike të mjetit ajror. Një komision i posaçëm pritet të japë një raport paraprak brenda tre muajsh.

Ju sugjerojmë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!
Bota

Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!

7 Korrik, 2025 6:48 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot
Sport

Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot

7 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

TE FUNDIT

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
7 Korrik, 2025

SHBA-të po planifikojnë të vendosin një taksë prej 25% për produktet që hyjnë në vend nga Koreja e Jugut dhe...

Lexo më shumë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
7 Korrik, 2025

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë një bilanc lidhur me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike për...

Lexo më shumë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
7 Korrik, 2025

Të ndihmosh dikë në një moment të vështirë është instinkt njerëzor, por ndonjëherë, edhe dëshira më e mirë mund të...

Lexo më shumë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
7 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së, që vendosi vijimin e masës së sigurisë "arrest...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com