Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

2025/06/18 at 7:21 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ishte sot i ftuar në studion e “Përballë Lajmit”, në Klan News, për të folur për procesin e rinumërimit të votave të 11 majit.

E ndërsa nga procesi i rinumërimit të qarkut Tiranë, deri më tani janë vërejtur diferenca të ndryshme të votave, por deri më tani konsiderohen gabime njerezore.

I pyetur nëse do të kishte rizgjedhje, a do të pasonte ne rezultate të ndryshme nga ato të 11 majit, Këlliçi shprehet se padyshim do të kishte.

“Patjetër që po. Këtu nuk po kërkohet pushtet në tavolinë. Këtu po kërkohet për standarde të zgjedhjeve”, tha ai.

Demokrati sakaq, teksa listoi e një herë denoncimet e bëra prej kësaj forcë politike për zgjedhjet e 11 majit, theksoi dhe akuzën e tyre për lidhjet e Partisë Socialiste me botën e krimit, si një avantazh për fitimin e procesit zgjedhor.

“Që të jemi të qartë. Ne, edhe para ditës së zgjedhjeve, edhe pas ditës së zgjedhjeve, nuk kemi reshtur së denoncuari të gjithë fenomenët e transformimit të vullnetit të qytetarëve, e kapjes së votës, e blerjes së votave, e të tjerë, e të tjerë. Të gjitha këto fenomene që unë po ju përmend tani, së bashku me zyrat elektorale të padeklaruara që ne i kemi denoncuar, së bashku me bonusin e pensioneve 100 euro që është shkelje flagrante e ligjit, që janë 48% e votuesve, në periudhë që nuk lejohet me ligj. Së bashku me amnistinë totale të gjobave me dt 9 maj, në ditën e fundit të fushatës. Së bashku me 500 milionë euro tendera që janë vënë në periudhë të ndaluar me ligj fushate për bizneset, për t’u përdorur një pjesë e parave për fushatë. Padiskutim, së bashku shpqëruar me ndikimin e krimit të organizuar, kur ne kemi për herë të parë, denoncuar me emër deputetët sipas qarqeve që mbështeten nga bandat kriminale, ne gjykojmë që këtu qëndron avantazhi i pamerituar i PS-së për të marrë mazhorancën”, tha ai.

“Roli i SPAK-ut ku është?”, pyet Këlliçi, teksa shprehet se nga të gjitha denoncimet e bëra prej Partisë Demokratike, nuk ka asnjë reagim nga task forca e ngritur nga Prokuroria e Posaçme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Ne kemi një javë, që ka dalë zoti Berisha. Ka dalë në media, ka dalë në selinë e Partisë Demokratike, në mënyrë të përsëritur, pra jo vetëm një herë dhe ka nxjerrë video autentike të personave që votojnë. Dikush voton tre herë, dikush katër herë, dikush kërcënon apo intimidon një votues, dikush tjetër bën një krim zgjedhor. Sot që ne flasim, kanë kaluar një javë apo dhjetë ditë, nuk ka asnjë reagim. Zero reagim nga task forca e SPAK-ut, që u ngrit pikërisht për të ndaluar këto fenomene”, tha ai.

Por çfarë do të ndodhë tani me Partinë Demokratike? Sipas Këlliçit, demokratët do të vijojnë me denoncimet e mëtejshme që sipas tyre përbëjnë krime elektorale.

“Ne kemi për detyrë, që deri në ditën kur të përpilohet raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, që në një farë mënyrë është dhe vendosja e kapakut për këtë process zgjedhor, ne do të denoncojmë çdo provë, çdo fakt”, u shpreh ai.

Por përse Partia Demokratike ende nuk ka një analizë të detajuar lidhur me zgjedhjet e 11 majit? Këlliçi sqaroi se i gjithë fokusi i demokratëve aktualisht është tek denoncimi i krimeve zgjedhore, edhe pse një analizë është e domosdoshme për shkak të “ngërçeve” të brendshme të partisë, por kjo duket se është në plan të dytë.

“Ne kemi rreth pesë javë që kanë mbaruar zgjedhjet. Nëse këto pesë javë, ne do të ishim marrë me analizën e zgjedhjeve për së brendshmi, me evidentimin e problematikave dhe pikave tona të dobëta, që janë sa të duash, me përgjegjësitë e secilit prej nesh, pa përjashtuar këtu as veten time, sigurisht do kishim humbur ‘trenin’ e denoncimeve. Pra, e gjithë energjia dhe fokusi i Partisë Demokratike, duke nisur nga kreu i saj deri tek anëtari më i fundit, është në evidentimin e shkeljeve në procesin zgjedhor në 12 qarqe”, tha ai./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Para
Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

TE FUNDIT

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com