Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!

2025/06/18 at 5:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demonratike, Gazment Bardhi ndodhet në Strasburg, ku ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE.


Në fjalën e tij, Bardhi ka ngritur shqetësimin për atë që ai e cilësoi si farsën elektorale të 11 Majit.

Sipas Bardhit, në zgjedhjet e 11 majit ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve, lirisë dhe barazisë në zgjedhje.

Fjala e plotë: 

Te nderuar kolege,

Shqiperia hapi negociatat, ne nje proces qe ben bashke mazhorancen dhe opoziten. Ajo qe na ndane eshte nese ky process do jete nje proces qe e ben Shqiperine si Europa, apo do te mbyllim syte ku Shqiperia ben hapa pas ne standardet minimale te nje shteti demokratik. 

Në 11 Maj Shqipëria mbajti zgjedhje të përgjithshme parlamentare, në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk refelektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipërisë. Kjo bën që nga një proces zgjedhor në një tjetër Shqipëria të bëjë vetëm hapa pas. 

Unë nuk do të flas sot këtu si dëshmitar i atij procesi. Nuk do të flas me gjuhën e opozitës, por me gjetjet, gjuhën dhe konstatimet e raportit paraprakt të OSBE-ODIHR. Nuk ka progress, nuk ka standarde, ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.

Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR thekson:

  1. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të politizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjërë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, cka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Cështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit- blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.
  2. Kandidatët raportuan se u përballën me intimidim.
  3. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve, kufizuan mundësitë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar. 
  4. Disa llogari [në rrjetet sociale] të palësh të treta raportohet se përdorën një sjellje të koordinuar joautentike në platformat online për të amplikuar sulmet ndaj opozitës. Ndalimi nga qeveria i platformës TiktTok që prej 6 marsit kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë.
  5. Disa bashkëbisedes të MVZ-së së ODIHR-it ngritën pikëpyetje lidhur me efikasitetin e policisë në trajtimin e krimeve zgjedhore dhe efikasitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur me politikën.
  6. Dita e zgjedhjeve…pati një numër të lartë vlerësimesh negative, kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe një niveli presioni mbi votuesit. Parregullsitë serioze që u vërejtën përfshinin një numër të konsiderueshëm incidentesh të frikësimit dhe ndërhyrjes së vëzhguesve dhe përfaqësuesve të partive në proces, ndikim tek zgjedhësit dhe pretendime për shit-blerje votash. Përvec kësaj, fshehtësia e votës u kompromentua shpesh për shkak të mënyrës së organizimit të qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjeve.”

Kam konsultuar gjatë këtyre ditëve raportet e OSBE-ODIHR për vendet anëtare të BE apo vendeve kandidate të BE. Askund nuk gjen që OSBE-ODIHR të vendos në diskutim lirinë dhe barazinë në zgjedhje. Ka patur vetëm një raport të ngjasëhm me atë të Shqipërisë 2025, por edhe ai shumë herë me më pak problematika, është Raporti për zgjedhjet e 2023 në Serbi. Unë mendoj që Shqipëria nuk duhet të afrojë apo tejkalojë standardet e zgjedhjeve në Serbi, por duhet të afrojë dhe tejkelojë standardet e zgjedhjeve në vendet e Bashkimit Europian. Nuk mund të ketë proges as në luftën ndaj korrupsionit, as në luftën kundër krimit të organizuar, as në sektor të tjerë themelor, pa garantuar zgjedhjet të lira dhe të ndershme.



Ju sugjerojmë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Para
56 kantiere për 310.38 km/Balluku në analizën vjetore: Kemi nisur punimet në Korridorin 8

Belinda Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për ...

Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç

Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç

Ministri Balla në Strasburg: Në shtator nisim punën për reformën zgjedhore!

Ministri Balla në Strasburg: Në shtator nisim punën për reformën zgjedhore!
















TE FUNDIT

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
7 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit Federal në Zvicër ngriti akuza ndaj një të dyshuari për lidhje me terrorizmin. Sipas prokurorisë ai mendohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com