Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me konfliktin e ndodhur pak orë më parë në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë 6 person, të cilët kanë përdorur sende të forta. 32-vjeçari E. K. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar 5 persona të përfshirë në konflikt, të cilët po merren në pyetje lidhur me dinamikën e ngjarjes.
Gjatë konfliktit një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërsa, në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarit.
Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./ Opinion.al