Kronikë

Sherri në Tiranë/ Shoqërohen 5 persona, një 32-vjeçar transportohet ne spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 11/10/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me konfliktin e ndodhur pak orë më parë në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë 6 person, të cilët kanë përdorur sende të forta. 32-vjeçari E. K. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar 5 persona të përfshirë në konflikt, të cilët po merren në pyetje lidhur me dinamikën e ngjarjes.

Gjatë konfliktit një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërsa, në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./ Opinion.al

Pas